Transmetuar më 06-09-2026, 22:46

MITROVICË – Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas policisë, hetuesit, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes.

“Hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje. Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Faruk Spahija’, në Mitrovicë”, deklaroi Zahiti.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa njësitet kompetente po vijojnë punën për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Deri në përfundimin e hetimeve, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi shkaqet e vdekjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit