Transmetuar më 06-09-2026, 22:10

BEOGRAD – Serbia ka abstenuar në votimin e zhvilluar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për miratimin e një harte të re të botës, duke argumentuar se në hartën e paraqitur Kosova shfaqet si shtet i pavarur dhe sovran.

OKB-ja miratoi këtë javë rezolutën për përdorimin e hartës së re, e cila synon të paraqesë më saktë përmasat relative të kontinenteve, veçanërisht të Afrikës. Në votim, 164 shtete votuan pro, ndërsa Shtetet e Bashkuara votuan kundër dhe gjashtë vende abstenuan.

Mes vendeve që abstenuan ishte edhe Serbia. Beogradi argumentoi se harta përdor projeksionin Equal Earth, në të cilin Kosova paraqitet si një shtet më vete.

“Kjo shkon në kundërshtim me rendin tonë kushtetues dhe interesat kombëtare dhe nuk mund të përkrahet as indirekt. Përkrahja e një propozimi të tillë mund të keqpërdoret apo interpretohet si mbështetje për pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, deklaroi Ministria e Jashtme e Serbisë në një përgjigje me shkrim për BBC-në në gjuhën serbe.

Sipas autoriteteve serbe, miratimi i një dokumenti të tillë do të mund të interpretohej si një njohje indirekte e pavarësisë së Kosovës, që Beogradi vijon ta kundërshtojë.

Propozues i rezolutës ishte Togo, një shtet afrikan që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2014. Serbia pretendon se Togo e ka tërhequr njohjen në vitin 2019, ndërsa statusi i këtij pretendimi

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit