

TIRANË – Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të protestës së 99-të kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Gjatë marshimit, protestuesit janë shprehur me thirrje kundër kryeministrit, mes tyre “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Arrestoni Ramën”.
Protesta vijon prej 99 ditësh dhe tashmë ka hyrë në muajin e katërt. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një pjesë e tyre kërkojnë gjithashtu ndryshime në sistemin politik.
Marshimi po zhvillohet në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa pritet që protesta të vijojë edhe në orët në vijim.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






