

PUKË – Një vatër e re zjarri është konstatuar këtë të diel në masivin pyjor të Tërbunit, në Pukë, vetëm pak ditë pasi zona u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha, që dogji rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe.
Flakët janë shfaqur në një tjetër pjesë të masivit pyjor, ndërsa situata mbetet shqetësuese për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, të cilat favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Megjithatë, shkaku i rënies së flakëve pritet të përcaktohet pas verifikimeve dhe hetimeve nga autoritetet përgjegjëse.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll vatrën e re. Ndërkohë, shërbimet e emergjencës po përballen edhe me vatra të tjera zjarri të raportuara në zona të ndryshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






