Transmetuar më 06-09-2026, 18:19

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele kodrat e fshatit Kropisht, në Bashkinë Selenicë.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe po afrohen drejt banesave, duke krijuar rrezik për zonën e banuar.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri vijon të përhapet dhe situata mund të përkeqësohet nëse flakët nuk vihen nën kontroll gjatë orëve në vijim.

Në momentet e raportimit, forcat zjarrfikëse të Bashkisë Selenicë nuk kishin mbërritur ende në vendngjarje. Ndërkohë, banorët ndodhen përballë rrezikut të përhapjes së flakëve drejt banesave.

Autoritetet pritet të ndërhyjnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën e banuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit