

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ish-presidentin Ilir Meta gjatë një interviste maratonë në podcast-in e tij “Flasim”, me gazetaren Rudina Xhunga, ku ka folur edhe për zhvillimet politike në vend.
I pyetur për Ilir Metën, Rama e cilësoi atë si një “talent të madh politik”, por tha se ai nuk arriti të përballonte peshën e pushtetit.
Sipas kryeministrit, pushteti është një forcë që ka ndikuar te shumë politikanë, duke përdorur një metaforë të fortë për ta përshkruar atë. Rama tha se pushteti është një “kafshë e përbindshme” që ka “ngrënë” shumë burra.
“Po Ilir Meta?”, e pyeti Xhunga.
“Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën.
Pushteti është, pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë, e ka futur nën vete shumë burra.
Domethënë, u katandis në një personazh qesharak”, u shpreh Rama.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






