

Pushimet kthehen në tragjedi në Turqi, 39-vjeçari humb jetën pasi u hodh nga skela në ujë që rezultoi se ishte vetëm 50 cm i thellë
Një 39-vjeçar, baba i tre fëmijëve, ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë pushimeve në jug të Turqisë, pasi u hodh me kokë nga një skelë hoteli në një zonë ku uji ishte vetëm rreth 50 centimetra i thellë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 15:00 në një hotel bregdetar në Alania, në provincën e Antalias, raporton noa.al.
Viktima është Arif Erman, 39 vjeç, shtetas turk, baba i trefëmijëve, me vdekjen e tij të mbetur jetimë.

Arif Erman
Sipas medoas vendase që citon noa.al, në skelën ku ndodhi ngjarja ishin vendosur litarë mbrojtës dhe tabela paralajmëruese që ndalonin hedhjen në det për shkak të nivelit shumë të ulët të ujit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 39-vjeçarin teksa i afrohet skajit të skelës dhe vështron detin. Pak çaste më vonë, ai largohet disa metra, merr vrull, kalon pengesat mbrojtëse dhe hidhet me kokë në ujë.

Hedhja rezultoi fatale për babain e tre fëmijëve, duke e kthyer një ditë pushimesh në një tragjedi.
✅ CONFIRMED: A father of three has died after diving from a hotel pier into extremely shallow water while on vacation in Türkiye.39-year-old Arif Erman reportedly jumped into water only around 50 cm deep in Alanya, striking his head on the bottom and suffering a fatal neck… pic.twitter.com/Aaf9SFeL1Z
— Planet Report HQ (@PlanetReportHQ) September 5, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






