Transmetuar më 06-09-2026, 15:09

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në një hotel në Radhimë.

Për Angjelo Breshanin është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për Luan Muçën është vendosur “detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes dhe dokumentimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit