Transmetuar më 06-09-2026, 12:33

FIER – Pamje të rënda vijnë nga Levan, ku zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme të mëdha në territor.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar për situatën, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve se flakët janë nën kontroll.

Në një postim në rrjetet sociale, Baçi shprehet se gjendja në terren nuk përputhet me situatën e paraqitur nga autoritetet, ndërsa kritikon mënyrën dhe kohën e ndërhyrjes së strukturave shtetërore.

Deputeti akuzon institucionet për vonesa në reagim dhe për një angazhim të pamjaftueshëm në përballimin e zjarrit.

Në mbështetje të reagimit të tij, Baçi ka publikuar edhe pamje ajrore nga Levan, ku dallohet një sipërfaqe e gjerë e përfshirë nga flakët dhe e dëmtuar nga zjarri.

Ndërkohë, strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen në zonat e prekura, ndërsa situata mbetet në vëmendjen e autoriteteve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit