

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin për pagat e magjistratëve dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat në sistemin e drejtësisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thekson se institucionet duhet të veprojnë brenda kompetencave të përcaktuara dhe se vendimi për fondin e pagave të pushtetit gjyqësor kalon përmes pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ.
Sipas kryeministrit, Gjykata Kushtetuese pret që Parlamenti të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit, ndërsa nuk ndërhyn vetë në procesin e administrimit të fondeve shtetërore.
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushteti ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ”, shkruan Rama.
Ai shton se, për sa kohë Gjykata Kushtetuese pret që Parlamenti të zbatojë vendimin e saj dhe nuk ndërhyn vetë në fondet e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër për këtë çështje është, sipas tij, “në rastin më të mirë humbje kohe”.
Reagimi i plotë i Ramës
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushteti ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






