Transmetuar më 06-09-2026, 11:59

Në nisje të sezonit të ri të fushatës së komunikimit me median, kryeministri Edi Rama foli sot dhe për situatën në Bashkinë e Tiranës, raporton noa.al.

Duke iu referuar situatës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili vijon të jetë nën masën e sigurisë “arrest në burg”, Rama e cilësoi drejtimin aktual të institucionit si “një eksperiment social dhe ekonomik”.

Ai tha se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim duke vlerësuar se kjo është e papranueshme.

“Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”, deklaron kryeministri.

Duke folur për përvojën e tij në politikë dhe raportet e pushtetit me individët, Rama tha diçka që nuk përmendi se për kë bëhet fjalë:

"Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra".

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit