

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nisjen e sezonit të tij të ri të fushatës së promovimit dhe komunikimit duke iu rikthyer sulmeve ndaj SPAK-ut që e cilësoi si përdorues dhe shfrytëzues të mediave për qëllimet e veta dhe për të dëmtuar të akuzuarit.
Duke folur për institucionet e drejtësisë, Rama kritikoi mënyrën e komunikimit të SPAK-ut me mediat, duke pretenduar se informacionet janë përdorur për të dëmtuar publikisht persona që më pas janë marrë nën akuzë.
Ai tha se Prokuroria e Posaçme ka përdorur mediat “për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë”.
“… kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë, kjo nuk bëhet. Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh.
‘Prokurori dhe gjykatësi u bashkuan dhe bënë Kryeministrin e Presidentin’, Rama i rikthehet sulmeve ndaj SPAK dhe GJKKO
Prokurori së bashku me një gjykatës u bashkuan në një dhomë dhe vendosën që të bënin kryeministrin, parlamentin dhe presidenti. Unë këtë nuk mund ta bëj”, u shpreh Rama.
“Një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata të cilët do të merrte në akuzë. Kjo nuk bëhet”, tha ai.
Po ashtu Rama kritikoi ndërhyrjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve në vendimmarrjen politike, duke deklaruar se institucionet e drejtësisë nuk mund të marrin kompetencat e institucioneve politike.
“Prokurori bashkë me një tjetër u bashkuan dhe vendosën të bëjnë kryeministrin, parlamentin dhe presidentin. Unë këtë s’mund ta pranoj”, shprehet Rama.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






