Transmetuar më 06-09-2026, 07:48

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Kelmend, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë.

Viktima është identifikuar si Florian Sini. Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja është raportuar rreth orës 10:52, pasi autoritetet janë njoftuar për rënien e një personi në një humnerë në fshatin Lëpushë.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia.

Grupi hetimor vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e Florian Sinit, duke e cilësuar ngjarjen si një aksident tragjik.

“Me hidhërim të thellë morëm lajmin e humbjes së jetës në një aksident tragjik të alpinistit Florian Sini. I shprehim ngushëllime familjes dhe shoqërisë”, thuhet në reagimin e Federatës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit