Transmetuar më 05-09-2026, 22:43

SARANDË – Policia ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune një operacion antidrogë në qytetin e Sarandës, ndërsa raportohet për disa persona të arrestuar.

Sipas informacioneve paraprake, në kuadër të aksionit janë sekuestruar lëndë narkotike, përfshirë kokainë dhe kanabis, si dhe armë.

Burime paraprake bëjnë me dije se mes personave të arrestuar dyshohet se janë edhe individë të përfshirë në drejtimin e grupeve që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që në vijim të publikohen detaje të tjera lidhur me aksionin dhe rezultatet e tij.

Deri në një njoftim zyrtar, informacionet mbi personat e arrestuar dhe materialet e sekuestruara mbeten paraprake.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit