Transmetuar më 05-09-2026, 16:20

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonat e Bardhajt dhe Myselimit në Shkodër, duke rrezikuar banesa dhe pronat e banorëve. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë, flakët janë përhapur me shpejtësi.

Për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa në terren ndodhen 6 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër dhe një bot uji. Në operacion janë përfshirë gjithashtu strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor dhe forcat e njësive administrative Rrethina dhe Postribë.

Operacioni vijon me forca të shtuara, në koordinim me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndërsa prioritet mbetet izolimi dhe shuarja e plotë e zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit