

KUKËS – Pavarësisht përfundimit të sezonit veror, bregdeti shqiptar vijon të jetë një nga destinacionet e preferuara për qytetarët e Kosovës.
Temperaturat e larta kanë nxitur udhëtimet drejt Shqipërisë edhe gjatë kësaj fundjave, duke sjellë një fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Kukës, vetëm nga ora 05:00 deri në 09:15 të mëngjesit të sotëm kanë hyrë në territorin shqiptar 15 mijë e 823 shtetas të Kosovës.
Fluksi i lartë i udhëtarëve është shoqëruar edhe me një numër të konsiderueshëm automjetesh. Gjatë së njëjtës periudhë, nëpërmjet pikës kufitare të Morinës kanë hyrë në Shqipëri 4 mijë e 107 mjete të vogla dhe autobusë.
Autoritetet kufitare vijojnë monitorimin e situatës për menaxhimin e fluksit të lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






