

HIMARË – Zjarri që përfshiu mbrëmjen e së premtes zonën e Himarës, përveç dëmeve në banesa, ka shkaktuar pasoja të konsiderueshme edhe në tokat bujqësore.
Një banore e zonës së prekur nga flakët tregon se ka humbur më shumë se 30 rrënjë ullinj, të cilat sipas saj ishin rritur me shumë mund dhe përbënin një burim të rëndësishëm të ardhurash për familjen.
E prekur nga dëmet, ajo shprehet se prodhimi i ullinjve në sezonin e ardhshëm të vjeljes ishte shpresa e saj, por tashmë gjithçka është shkatërruar nga zjarri.
“Kam mbi 30 rrënjë ullinj. Janë djegur të gjithë. Me zor i kam rritur. Dje këtu nuk të linte flaka dhe tymi. Në mëngjes lotonim nga tymi, nuk hynim dot”, tregon banorja.
Ajo ngre gjithashtu shqetësimin për mundësinë e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara nga zjarri.
“Çfarë të shpresojmë për dëmshpërblim? Nga të presim, kush do të na japë? Ne shpresën te ullinjtë e kishim. Niste sezoni i vjeljes”, shprehet ajo.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






