Transmetuar më 05-09-2026, 13:56

Policia e Fierit ka reaguar ndaj valës së zjarreve që përfshinë disa fshatra të qarkut ditët e fundit, duke zbardhur dy raste të zjarrvënies dhe duke vënë në pranga një person, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Në kuadër të verifikimeve në terren, shërbimet e Policisë kapën në flagjancë pranë vatrës së zjarrit në fshatin Daullas shtetasin A. G., 50 vjeç. Sipas bluve, ai kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij për të pastruar shkurret, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Një rast i ngjashëm u regjistrua edhe në fshatin Kreshpan, ku u identifikua dhe u kap shtetasi Q. Y., i cili kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve në tokën e tij. Edhe në këtë rast, era e fortë bëri që flakët të përhapen dhe të rrezikojnë seriozisht disa banesa pranë zonës, duke shkrumbuar një sipërfaqe të madhe toke me bimësi. Për shkak të moshës, shtetasi Q. Y. u proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet procedurale për të dyja ngjarjet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit