Transmetuar më 05-09-2026, 10:27

Si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërkombëtar me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, është finalizuar me sukses ekstradimi nga Dubai drejt Shqipërisë i një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Bamir Halili (Axhami), me origjinë nga Kukësi. Ndaj tij, Gjykata kishte caktuar në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Ekstradimi i tij u mundësua në kuadër të fazës së radhës të operacionit të koduar policor “The Wanted”, përmes shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve dhe bashkëpunimit operacional mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit.

30-vjeçari i është dorëzuar tashmë autoriteteve ligjzbatuese shqiptare për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe përballjen me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit