Transmetuar më 05-09-2026, 10:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e ka nisur vizitën e tij me një pritje të përzemërt nga anëtarë të komunitetit shqiptar-amerikan në aeroport.

Në pamjet e publikuara nga vetë lideri i opozitës në rrjetet sociale, ai shfaqet gjatë momenteve të para të zbritjes, i rrethuar nga bashkatdhetarë që i janë afruar për ta përshëndetur, për t’i dhënë dorën dhe për të shkëmbyer mesazhe mbështetjeje.

“Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje,” shkruan Berisha krahas videos së mbërritjes.

Kjo vizitë në SHBA pritet të shoqërohet me një agjendë të ngjeshur takimesh me përfaqësues të diasporës dhe qarqe të ndryshme, në një moment kyç për zhvillimet politike dhe zgjedhore në Shqipëri.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit