Transmetuar më 05-09-2026, 10:23

Pas orëve të tëra lufte të pandërprerë me flakët, Himara paraqitet sot e shkatërruar në peizazhin e saj natyror dhe bujqësor. Zjarri masiv që përfshiu zonën ditën e djeshme ka lënë pas dëme të jashtëzakonshme materiale, duke prekur rëndë ekonominë e banorëve lokalë.

Në fotot dhe pamjet e siguruara nga terreni duket qartë pasqyra e shkatërrimit: dhjetëra hektarë tokë janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa qindra rrënjë ullinj shekullorë dhe pemëtorë janë bërë hi. Flakët, të favorizuara nga era, vunë në rrezik edhe zonat e banuara, por falë ndërhyrjes në kohë, banorët e zonës u evakuuan me sukses, duke shmangur humbjet në njerëz.

Operacioni i vështirë për shuarjen përfundimtare të flakëve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Mbi 20 mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta u angazhuan në terren për të vënë nën kontroll vatrat dhe për të parandaluar riaktivizimin e tyre në zonat e banuara. Autoritetet vijojnë verifikimet në terren për të bërë bilancin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga ky front masiv zjarri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit