

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Cërrikut mbrëmjen e djeshme, ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti rrugor.
Më datë 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”, shtetasi M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit të tij. Për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, motomjeti është dalë nga rruga dhe është përplasur fort me barrierën anësore mbrojtëse.
Goditja ka qenë fatale për 31-vjeçarin, i cili ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, edhe përkundër ndërhyrjes së shërbimeve emergjente.
Grupi hetimor, nën drejtimin e drejtimit të Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet intensive hetimore për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e saktë të këtij aksidenti fatal.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






