Transmetuar më 05-09-2026, 07:55

Situata e zjarrit në Himarë po shkon drejt stabilizimit dhe aktualisht nuk paraqitet më rrezik për banesat, sipas informacionit të fundit të përcjellë nga Prefektura e Vlorës.

Forcat e angazhuara në terren vijojnë operacionin për shuarjen e plotë të flakëve dhe izolimin e vatrave të mbetura aktive. Ndërhyrja është përqendruar në kontrollin e zonave të prekura, me qëllim parandalimin e riaktivizimit të zjarrit dhe përhapjes së tij në territore të tjera.

Autoritetet po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri në terren.

Pas situatës së rënduar gjatë orëve të mbrëmjes, kur flakët u afruan pranë zonave të banuara dhe u raportua për dëmtimin e disa banesave, përpjekjet e forcave operacionale kanë bërë të mundur frenimin e përhapjes së zjarrit.

Megjithatë, për shkak të pranisë së vatrave aktive, operacioni nuk konsiderohet ende i përfunduar. Ekipet në terren po vijojnë punën për shuarjen përfundimtare të zjarrit dhe garantimin e sigurisë së banorëve dhe turistëve në zonë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit