Transmetuar më 04-09-2026, 23:08

HIMARË – Zjarri i fuqishëm që ka përfshirë Himarën ka marrë përmasa alarmante, duke shkaktuar dëme të shumta në zonat e banuara. Krahas banesës së shkrumbuar plotësisht, flakët kanë përfshirë edhe disa shtëpi të tjera, ndërsa në rrezik ndodhen edhe rezorte dhe struktura turistike.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për forcat zjarrfikëse. Banorët dhe turistët janë përfshirë nga paniku dhe një pjesë e tyre kanë braktisur banesat dhe hotelet për t’iu larguar zonave të rrezikuara.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, ndërsa mjete dhe ekipe shtesë janë nisur nga bashkitë fqinje për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, dhe Bashkia Himarë kanë bërë thirrje urgjente për banorët që të largohen nga shtëpitë, bizneset dhe ambientet e tjera të rrezikuara.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë, të zbatojnë udhëzimet e emergjencave dhe të kërkojnë ndihmën e policisë, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në rast nevoje.

Ndërkohë, flakët vijojnë të përparojnë në zonë, ndërsa prioriteti i strukturave të emergjencës mbetet mbrojtja e jetës së banorëve dhe turistëve, si dhe parandalimi i përhapjes së zjarrit drejt strukturave të tjera.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit