Transmetuar më 04-09-2026, 22:50

HIMARË – Bashkia e Himarës u ka bërë thirrje urgjente banorëve të zonave të prekura nga zjarri që të largohen menjëherë nga territoret e rrezikuara, ndërsa situata vijon të jetë kritike.

Në një njoftim zyrtar, bashkia u kërkon qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të mos qëndrojnë në zona ku flakët mund të përbëjnë rrezik për jetën dhe banesat.

“Ju lutemi, bindjuni udhëzimeve të autoriteteve dhe largohuni nga zonat e rrezikuara”, thuhet në apelin e Bashkisë Himarë.

Thirrja për evakuim vjen në një moment kur zjarri është përhapur në terren, duke rrezikuar zonat e banuara dhe strukturat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjen për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve.

Bashkia thekson se siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor dhe u kërkon banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e ekipeve të emergjencës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit