Transmetuar më 04-09-2026, 22:28

HIMARË – Situata në Himarë është rënduar mbrëmjen e së premtes, pasi zjarri është përhapur me shpejtësi duke iu afruar zonave të banuara.

Prania e madhe e tymit dhe flakët që kanë përfshirë disa banesa kanë detyruar një pjesë të banorëve të largohen nga zona si masë sigurie. Disa shtëpi raportohet se janë rrethuar nga zjarri, ndërsa banorët ndodhen në alarm.

Forcat zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me synim frenimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Era e fortë po vështirëson ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masa për mbrojtjen e banorëve dhe pronave. Evakuimi vijon në zonat e konsideruara më të rrezikuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit