

HIMARË – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së premtes kodrat pranë lagjes “1 Maji” në Himarë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, ndërsa si pasojë një banesë është djegur plotësisht. Zjarri ka përfshirë gjithashtu sipërfaqe me pemëtari në zonën e prekur.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave të tjera. Në operacion janë angazhuar edhe banorë të zonës, ndërsa për shkak të situatës së vështirë është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje.
Era e fortë vijon të vështirësojë ndërhyrjen, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e banesave dhe pronave në zonën e rrezikuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






