Transmetuar më 04-09-2026, 20:47

Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre dhe pyje në hyrje të fshatit Picar të Gjirokastrës, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve drejt banesave.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtim të vendngjarjes janë nisur dy grupe të shërbimit zjarrfikës. Me mbërritjen në terren, ekipet kanë konstatuar se vatra ndodhet në një zonë me dendësi të lartë të bimësisë, çka e vështirëson ndërhyrjen.

Afërsia me zonën e banuar ka alarmuar banorët, ndërsa kushtet e terrenit dhe era mund të favorizojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Dy grupet zjarrfikëse po punojnë për izolimin e zjarrit, ndërsa në vendngjarje është nisur edhe një grup i tretë, me synim vënien nën kontroll të situatës dhe mbrojtjen e banesave nga flakët.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit