

Zjarri që ka përfshirë zonën e Levanit vijon të përhapet me shpejtësi, duke krijuar një situatë alarmante për banorët. Flakët dhe tymi i dendur kanë përfshirë zonat pranë banesave, ndërsa qytetarë të shumtë janë detyruar të dalin në rrugë.
Pamjet nga terreni tregojnë banorë që largohen nga banesat me çanta në duar, ndërsa në fytyrat e tyre dallohet shqetësimi dhe frika për përhapjen e flakëve.
Situata është veçanërisht e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit dhe e bën të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Forcat e emergjencave vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa prioritet mbetet largimi i banorëve nga zonat në rrezik dhe mbrojtja e banesave.
Autoritetet po monitorojnë situatën në terren, ndërsa banorëve u bëhet thirrje të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe të shmangin zonat e prekura nga zjarri.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






