Transmetuar më 04-09-2026, 18:46

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 35 personave, të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë operacionit të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Sipas aktakuzës, të siguruar nga mediumi “Betimi për Drejtësi”, të akuzuarit janë ish-zyrtarë dhe pjesëtarë të strukturave serbe të sigurisë. Ata dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në planifikimin, organizimin, komandimin dhe zbatimin e operacionit në lagjen Jashari.

35 personat e përfshirë në aktakuzë janë:

Jovica Stanishiç Vlastimir Gjorgjeviç Sreten Llukiç Goran Radosavljeviç Millorad Ulemek Zhivko Trajkoviç Zoran Simoviç Spasoje Vuleviç Branko Çurçiç Zhelimir Mrdalj Radisllav Staleviç Vlado Todoroviç Branko Prljeviç Radosllav Mitroviç Milivoje Stojilkoviç Srgjan Iliç Nenad Stojkoviç Bozhidar Filiç Zharko Barkoviç Çedomir Bozhoviç Zharko Rokviç Dushan Ivanoviç Staleta Mojsiloviç Vuçina Janiçijeviç Milan Leçiç Radomir Çoliç Srgjan Peroviç Nenad Milaçiç Veljko Radenoviç Dragan Zhivanoviç Obrad Stevanoviç Branko Gjuriç Ljubinko Cvetiç Ilija Trajkoviç Milenko Bozhoviç

Aktakuza lidhet me ngjarjet në Prekaz

Aktakuza e ngritur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhet me sulmin e forcave serbe ndaj familjes Jashari dhe popullsisë civile në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt, gjatë datave 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Prokuroria i akuzon 35 personat për veprime që dyshohet se lidhen me planifikimin dhe realizimin e operacionit ushtarak dhe policor.

Rasti tashmë pritet të vijojë në procedurat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të shqyrtohen provat dhe përgjegjësia individuale e secilit prej të akuzuarve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit