

Zjarri favorizohet nga era dhe po përhapet me shpejtësi mes shkurreve dhe bimësisë së dendur. Banorët presin ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Bilaj të Krujës, në mes të një zone të banuar.
Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa disa banesa pranë zonës së përfshirë nga zjarri janë nën rrezik.
Terreni karakterizohet nga bimësi e dendur, shkurre dhe ferra, çka krijon kushte të favorshme për përhapjen e shpejtë të flakëve dhe afrimin e tyre drejt banesave.
Sipas informacioneve paraprake, deri në këto momente forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.
Ndërhyrja e parë po kryhet nga oficeri i Policisë së zonës, i cili po përpiqet të kufizojë përhapjen e flakëve me mjete rrethanore dhe të mbrojë banesat pranë vatrës së zjarrit.
Ndërkohë, zjarri vijon të përhapet për shkak të erës, ndërsa banorët janë në pritje të mbërritjes së shërbimeve zjarrfikëse për të ndërhyrë dhe neutralizuar situatën.
Rreziku për përhapjen e flakëve drejt banesave mbetet i lartë, ndërsa situata po monitorohet në pritje të ndërhyrjes së specializuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






