Transmetuar më 04-09-2026, 15:35

Situatë alarmante në zonën e liqenit të Levanit. Pronarët kanë nisur evakuimin e stafit dhe klientëve, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat pranë Radostinit dhe po përparon me shpejtësi në drejtim të zonës së liqenit të Levanit, në Fier.

Flakët janë afruar rrezikshëm pranë disa bizneseve dhe banesave, duke rritur ndjeshëm rrezikun për njerëzit dhe objektet që ndodhen në zonë.

Në veçanti, dy lokale janë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të zjarrit, pasi flakët kanë prekur kurorën mbi objektet dhe ndodhen rreth 200 metra larg tyre.

Për shkak të situatës, pronarët e bizneseve kanë nisur evakuimin e stafit dhe klientëve, ndërsa po largojnë nga zona edhe automjetet dhe pajisjet për të shmangur dëmet e mundshme.

Sipas pronarëve të lokaleve, ndërhyrja nga ajri është e nevojshme për të frenuar përhapjen e flakëve, veçanërisht për shkak të terrenit të vështirë që e komplikon ndërhyrjen e mjeteve tokësore.

Situata vijon të jetë problematike, ndërsa flakët vazhdojnë të përparojnë në drejtim të zonës së banuar dhe bizneseve pranë liqenit të Levanit.

Autoritetet dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e banorëve dhe bizneseve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit