Transmetuar më 04-09-2026, 13:53

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mesditë në qytetin e Lushnjës, në aksin rrugor që të çon drejt stadiumit, pranë zonës së bizneseve mbi kanal.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e një tentative parakalimi, pasi drejtuesit e mjeteve nuk i kanë hapur krahun njëri-tjetrit gjatë manovrës.

Nga përplasja mes mjeteve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar në njerëz.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin e pasojave të këtij aksidenti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit