

Aksident në aksin Kurjan–Roskovec, 62-vjeçari me motor përplaset me pirunin ngritës
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Kurjan–Roskovec”, në Fier, ku një 62-vjeçar që udhëtonte me motomjet është përplasur me një mjet teknologjik, pirun ngritës.
Sipas të dhënave paraprake, S. H., 62 vjeç, po drejtonte motomjetin kur është përplasur me pirunin ngritës që drejtohej nga J. F., 34 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ka pësuar dëmtime në këmbë.
Ai është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






