Transmetuar më 04-09-2026, 11:31

Një 62-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor “Kurjan–Roskovec”, në Fier.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet S. H., 62 vjeç, ishte duke drejtuar një motomjet kur është përplasur me një mjet teknologjik, konkretisht një pirun ngritës, që drejtohej nga shtetasi J. F., 34 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit