Transmetuar më 04-09-2026, 11:27

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, e premte, nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për ditën e sotme nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vijojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike. Në rast se temperaturat arrijnë nivelin që aktivizon masat kufizuese, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen në kohë.

Kufizimet për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë janë aplikuar gjatë ditëve të verës, kur temperaturat kanë kaluar 32 gradë Celsius. Në këto raste, qarkullimi i mjeteve të rënda në autostrada është ndaluar për një periudhë të caktuar gjatë ditës.

Vendimi synon të kufizojë ndikimin e temperaturave të larta në infrastrukturën rrugore dhe të garantojë sigurinë e qarkullimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit