

TIRANË – Vijon protesta qytetare para Gjykatës Penale në Tiranë, ku një grup qytetarësh janë mbledhur në mbështetje të personave të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit.
Protestuesit kanë shprehur kërkesën për lirimin e të ndaluarve, ndërsa përmes pankartave dhe thirrjeve kanë përcjellë edhe mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama.
“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, “Gjithë Shqipëria është me ju”, “Ne nuk kemi frikë nga burgu politik” dhe “Nuk jeni vetëm”, janë disa prej sloganeve të dëgjuara gjatë tubimit.
Protesta zhvillohet në një kohë kur në gjykatë pritet të shqyrtohen masat e sigurisë për personat e arrestuar pas përplasjeve gjatë demonstratave të fundit.
Organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke e çuar protestën qytetare drejt ditës së 100-të.
Pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesat e tyre për lirimin e të arrestuarve dhe kanë deklaruar se do të vijojnë protestat në shenjë kundërshtimi ndaj mënyrës së trajtimit të demonstruesve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






