

LEZHË – Vijon ndërhyrja e forcave në terren për shuarjen e plotë të zjarrit që ka përfshirë zonat e Kalivaçit dhe Zimajt, në Njësinë Administrative Ungrej të Bashkisë Lezhë.
Sipas vlerësimeve paraprake, zjarri ka përshkuar një sipërfaqe prej rreth 200 hektarësh në të dyja fshatrat, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e vatrave të mbetura aktive dhe shuarjen përfundimtare të flakëve.
Paralelisht me operacionin e shuarjes, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Lezhë kanë nisur evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa puna në terren do të vazhdojë deri në eliminimin e plotë të vatrave dhe vlerësimin e pasojave të shkaktuara nga zjarri.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






