Transmetuar më 04-09-2026, 09:51

TIRANË – Katërmbëdhjetë protestuesit e arrestuar pas protestës së së martës do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihen me masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tyre.

Protestuesit u arrestuan pasi, për rreth dy orë, bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, ndërsa brenda godinës ndodhej kryeministri Edi Rama. Gjatë protestës, Dritan Goxhaj dhe Arben Kola u bënë thirrje pjesëmarrësve që të rrethonin godinën e qeverisë.

Tubimi u zhvendos në rrugën “Ismail Qemali”, në pjesën jugore të Kryeministrisë. Sipas Policisë, protestuesit prekën perimetrin e sigurisë së një institucioni të rëndësisë së veçantë dhe penguan qarkullimin e mjeteve, si dhe lëvizjen e personaliteteve të larta shtetërore.

Ndërhyrja e policisë për lirimin e hyrje-daljeve u shoqërua me përplasje. Sipas autoriteteve, disa prej protestuesve u ulën në rrugë dhe kundërshtuan efektivët, duke i goditur dhe shtyrë ata. Përplasje pati edhe në ambientet e Komisariatit nr. 3, ku ishin shoqëruar disa prej protestuesve.

Ndaj 14 të arrestuarve rëndojnë akuzat për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Lista e protestuesve të ndaluar:

Dritan Goxhaj Junik Matoshi Edison Lika Erlind Almeta Sokol Bushi Lulzim Gjini Valtion Shameti Florian Manarkolli Desiderjo Alimucaj Bora Mitrovica Arvina Lleshi Ylli Brahaj Arben Kola Aumiraldi Dalliu

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit