Transmetuar më 04-09-2026, 09:47

SHKODËR – Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në kuadër të hetimeve janë vënë në pranga Arjon Beqiri, një 28-vjeçar banues në Shkodër dhe Samuel Berçaj, një 25-vjeçar nga fshati Zagorë.

Sipas Policisë, ndaj dy të rinjve ishte caktuar masë ndalimi nga Prokuroria e Shkodrës, pasi dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Nga hetimet rezulton se në janar të këtij viti, gjatë operacionit policor “Neonët 5”, dy të arrestuarit, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, dyshohet se kishin përshtatur dy banesa në fshatin Barbullush për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas autoriteteve, kultivimi kryhej në ambiente të mbyllura, duke përdorur llamba për krijimin e kushteve të nevojshme për rritjen e bimëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit