Transmetuar më 04-09-2026, 09:44

ELBASAN – Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Paprit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se automjeti është përfshirë në aksident si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për pasoja të rënda për jetën e personave që udhëtonin në automjet. Megjithatë, aksidenti ka shkaktuar dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po menaxhojnë qarkullimin rrugor.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit, si dhe nëse ka persona të lënduar dhe shkallën e dëmeve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit