

VORË – Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vorë, duke shkaktuar dëme materiale në një banesë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku në derën e banesës së një shtetasi me inicialet F. Sh. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa sipas të dhënave paraprake nuk ka persona të lënduar.
Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit.
Hetimet vijojnë për identifikimin e autorit ose autorëve, ndërsa pritet që të përcaktohen edhe motivet që qëndrojnë pas vendosjes së lëndës plasëse në banesë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






