

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, eksplozivi vendoset në derën e një banese
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vorë, njoftoi policia e Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së shtetasit F. Sh.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes apo personi që mund të ketë vendosur lëndën plasëse.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






