

MALI I ZI – Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, që parashikon heqjen e imunitetit për anëtarët e Qeverisë në rastet e veprave penale të lidhura me korrupsionin.
Vendimi është përshëndetur nga kryeministri malazez, Milojko Spajić, i cili e cilësoi ndryshimin si një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të parimit se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pavarësisht funksionit që mban.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Spajić deklaroi se anëtarët e Qeverisë do të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë sa i përket përgjegjësisë penale për veprat e korrupsionit.
Sipas kryeministrit malazez, ndryshimi kushtetues përcakton qartë se një funksion politik nuk mund të përdoret si mbrojtje ndaj përgjegjësisë penale.
“Me miratimin e Propozimit për Ndryshime në Kushtetutë, një post politik nuk mund të jetë më mbrojtje nga përgjegjësia penale. Është e thjeshtë: kushdo që e bën punën e vet me ndershmëri dhe përgjegjësi nuk ka arsye të ketë frikë nga përgjegjësia ose të mbrohet me pozicionin e tij”, shkroi Spajić.
Ndryshimi synon të vendosë një standard më të drejtpërdrejtë të përgjegjësisë për zyrtarët e lartë publikë në rastet që lidhen me korrupsionin.
Od danas su članovi Vlade Crne Gore, izjednačeni sa svim građanima po pitanju odgovornosti za koruptivna krivična djela!Usvajanjem Predloga za promjenu Ustava, politička funkcija više ne može biti zaštita od krivične odgovornosti. Time Crna Gora pravi važan korak ka sistemu u… pic.twitter.com/Ec5NMSYZSf
— Milojko Spajić (@MickeySpajic) September 3, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






