Transmetuar më 03-09-2026, 22:38

Një automjet tip “Range Rover” është sekuestruar nga policia në kuadër të hetimeve për përplasjen e armatosur të regjistruar sot në Vlorë, mes personave të lidhur me biznesmenët Vasil Bedinaj dhe Luan Muça.

Automjeti është ndaluar rreth orës 13:00 në Mbikalimin e Memorialit nga shërbimet e Policisë së Fierit. Në drejtimin e tij ndodhej shtetasi kosovar Blerim Heta, 40 vjeç, i cili është arrestuar në kuadër të hetimit për ngjarjen.

Gjatë këqyrjes së automjetit, policia ka konstatuar dëmtime në xhamin e krahut të pasagjerit, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri gjatë përplasjes.

Brenda “Range Rover”-it janë gjetur gjithashtu tre fishekë pistolete, të cilët janë sekuestruar si prova materiale.

Automjeti është dërguar për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse dhe në çfarë rrethanash është përdorur gjatë konfliktit të armatosur në Vlorë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit