

Klodiana Spahiu është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke pasuar Evis Salën në këtë post.
Pas emërimit, Spahiu ka reaguar përmes një mesazhi, ku falënderon kryeministrin për besimin dhe shprehet e gatshme për të vijuar punën në krye të institucionit.
“Së pari, falënderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.
Falënderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.
Një falënderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm: FALEMINDERIT NGA ZEMRA!”, shkruan Spahiu.
Emri i saj është dërguar nga kryeministri në Presidencë dhe tashmë pritet dekreti nga presidenti Bajram Begaj.
Pas dekretimit, propozimi do të kalojë në Kuvend, ku Spahiu duhet të marrë miratimin në seancë plenare për të marrë zyrtarisht detyrën.
Në përfundim të procedurës parlamentare, ministrja e re do të bëjë betimin dhe do të nisë zyrtarisht ushtrimin e funksionit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






