

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në vijim të aksionit të tyre kundër qeverisë së Edi Ramës. Tubimi është shoqëruar me thirrje për mobilizim më të madh, ndërsa në protestë janë përfshirë edhe studentë.
Të rinjtë kanë dalë në shesh me pankarta ku shkruhej “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”. Prania e tyre është shoqëruar me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”, ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Në qendër të vëmendjes është tashmë 7 shtatori, kur aksioni opozitar pritet të shënojë ditën e 100-të. Gjatë tubimit të së mërkurës, protestuesit paralajmëruan një mobilizim më të gjerë për këtë datë.
Sipas organizatorëve, synimi është që më 7 shtator protestuesit të rrethojnë godinën e Kryeministrisë, duke e shndërruar këtë protestë në një prej akteve më të mëdha të këtij aksioni qytetar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






