Transmetuar më 03-09-2026, 19:59

Pesë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim pas përplasjes së armatosur të regjistruar mesditën e sotme në Radhimë të Vlorës. Policia thotë se gjithçka nisi pas denoncimit të pronarit të një hoteli, Vasil Bedinaj, i cili deklaroi se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë nga një grup personash.

Sipas Policisë së Vlorës, hetimet kanë çuar në dyshimin se Luan Muça dhe persona të tjerë kishin shkuar në hotel për t’i vendosur Bedinajt një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe për ta kërcënuar se duhej të largohej nga Shqipëria brenda 48 orëve.

Në kuadër të operacionit janë ndaluar disa automjete, ndërsa në dy prej tyre janë gjetur armë dhe municion. Një tjetër automjet, që dyshohet se është përdorur në ngjarje, është gjetur i djegur në bypass-in e Vlorës. Dy prej personave të arrestuar kanë mbetur të dëmtuar pas aksidentimit të automjetit me të cilin po udhëtonin gjatë ndjekjes nga policia.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Edvin Ndreu, ka dhënë detajet e operacionit dhe të hetimit:

Përshëndetje!

Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë dhe janë nisur në drejtim të adresës së dhënë.

Duke vlerësuar maksimalisht informacionin e marrë, u ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi. Gjithashtu, menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë.

Ndërkohë, u bashkëpunua me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Fier për ngritjen e pikave të kontrollit edhe në këto territore.

Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, një automjet fuoristradë, tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind shërbimeve të Policisë për të ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, ky automjet ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj.

Në këtë automjet ndodheshin tre shtetas, konkretisht shtetasi Luan Muça, drejtues i automjetit, dhe dy pasagjerët, shtetasit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”.

Si pasojë e daljes nga rruga, shtetasit Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj janë dëmtuar

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit