

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një grua ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllazërimi”, teksa këmbësorja po kalonte rrugën. Përplasja ka shkaktuar dëmtimin e saj dhe menjëherë në vendngjarje është dërguar një autoambulancë, e cila e ka transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Nga të dhënat paraprake, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesit të automjetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






