

Një anije është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në portin e Shëngjinit, duke shkaktuar një re të dendur tymi në zonën portuale.
Zjarri është konstatuar teksa në anije po kryheshin punime. Dyshimet e para janë se flakët mund të kenë nisur nga një bombulë e vogël që mund të kishte ende gaz të mbetur. Shkëndijat e krijuara nga kontakti dhe përpunimi i metaleve gjatë punës dyshohet se kanë favorizuar më pas përhapjen e zjarrit.
Pas alarmit, në port kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa edhe punonjësit e portit janë angazhuar për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Ndërhyrja ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës. Drejtori i Portit të Shëngjinit, Andi Marku, ka konfirmuar se zjarri është neutralizuar dhe se nuk ka probleme për vijimin normal të aktivitetit portual.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e plota të incidentit pritet të përcaktohen pas verifikimeve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






